VV druan se nesër Thaçi mund të zgjidhet president

Për këtë arsye, zyrtari i Vetëvendosjes, deklaroi se edhe nesër do të ketë protestë.

Lajme

18/02/2016 23:24

Adonis Tahiri ka deklaruar se nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, mund të ndodhë që Hashim Thaçi të  zgjidhet si president i shtetit.

Për këtë arsye, zyrtari i Vetëvendosjes, deklaroi se edhe nesër do të ketë protestë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se partitë opozitare do të vazhdojnë të bllokojnë seancën e Kuvendit me metodat që tashmë janë të njohura./lajmi.net