Operohet Welbeck, mungon me muaj

Danny Welbeck do t’i mungojë Arsenalit për disa muaj për shkak të një operacioni të gjurit.

Sport

03/09/2015 16:53

Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë.

Andaj, ai nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për disa muaj, raportojnë mediat britanike.

Mungesa e tij do të jetë një problem shtesë për menaxherin Arsene Wenger i cili dështoi të transferojë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të verës.