Operohet sulmuesi i Kosovës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka kaluar me sukses një operim.

Sport

25/12/2018 23:07

Ish anëtari i Lirisë së Prizrenit që tani paraqitet në Superligën e Turqisë, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ka kaluar me sukses një operim.

Prizrenasi nuk ka bërë të ditur lëndimin, por në foto shihet dora e lidhur.

24 vjeçari këtë vit ka kaluar një sezon të mirë te Rizespor në Turqi, ku ka shënuar pesë gola./Lajmi.net/