Operohet Noizy, i hiqet një plumb

Mjeku që e ka operuar reperin Noizy ka treguar për KALLXO.com se atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

ShowBiz

13/09/2016 22:00

Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për KALLXO.com për lëndimet të cilat i ka reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas incidentit në qendër të Prishtinës.

Ortopedi Xhafa e ka operuar Noizyn pasi ai ishte qëlluar nga një plumb, i cili i është hequr pas një ndërhyrjeje kirurgjike.

“Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë për KALLXO.com mjeku Avni Xhafa.

Sipas tij, pacienti ka refuzuar hospitalizimin e mëtejmë.

Noizy është parë në korridorin e Emergjencës pas operimit.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.