Operohet në stomak, por 4 muaj më vonë zbulon gabimin shokues të mjekëve

Një pacient i është nënshtruar një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale, pasi gjatë operacionit të parë, mjekët i kishin lënë në stomak ... një palë gërshërë.

Lifestyle

28/06/2016 02:41

Rasti është regjistruar dy vite më parë në Pisa, Itali, ku pacienti Stefano Miniati, 57 vjeç, ka bërë një operacion në stomak. Por katër muaj më pas, dhimbjet e pjesës abdominale nuk i kishin pushuar ende dhe kjo e ka bërë që t’u drejtohet sërish mjekëve. Radiografia ka nxjerrë në pah gabimin e madh të doktorëve: një palë gërshërë 18 cm në barkun e tij.

Është dashur një operacion i dytë për të hequr gërshërët, por dy vjet pas këtij incidenti fatkeq, Miniati ka vdekur.

Familjarët kanë ngritur një padi ndaj spitalit të Massa Carraras, ku u krye operacioni. Ata thonë se vdekja e pacientit ka ardhur si pasojë e gabimit të mjekëve gjatë operacionit të parë.

Avokatët i kanë kërkuar prokurorisë të nisë hetimet dhe të autorizojë autopsinë, e cila mund të hedhë më shumë dritë rreth ndikimit që ka pasur pajisja e kirurgëve në avancimin e sëmundjes edhe pas operacionit./shekulli

pacienti pacienti1 pacienti2