Operohet Majlinda Kelmendi (FOTO)

Driton Kuka ka njoftuar se xhudistja Majlinda Kelmendi sot me shumë sukses ka operuar ligamentin kryqëzor.

Sport

15/09/2017 14:18

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se xhudistja Majlinda Kelmendi sot me shumë sukses ka operuar ligamentin kryqëzor.

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!

Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra!

Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!

Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh, Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest!

Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!

Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič

Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”, shkruan Kuka në Facebook.