Operohet Haxhi Krasniqi

Bokseri shqiptar, Haxhi Krasniqi i është nënshtruar një operacioni në buzën e tij, pas lëndimit që ka pësuar në duelin kundër Jurgen Brahmer.

Sport

23/03/2015 16:53

Haxhi Krasniqi ka kryer një operacion mbi buzën e tij, në të cilën kishte një prerje mjaft të thellë.

Ai këtë lëndim e mori në raundin e nëntë në duelin kundër Jurgen Brahmer, moment ky që ishte vendimtar në këtë përballje, pasi Krasniqi e kishte të pamundur ta zhvillonte takimin.

Thuhet se buza e poshtme e Krasniqit mund të qëndrojë e shtrembër për një kohë shumë të gjatë, pasi prerja ishte shumë e thellë dhe do shumë kohë për tu mbushur.

Krasniqi 1