Operohet Cuadrado, ja kur do të kthehet te Juventus

Juan Cuadrado pritet të kthehet në stërvitje pas 30 ditësh.

Sport

30/01/2018 11:56

Juan Cuadrado i është nënshtruar operacionit pas lëndimit të fundit.

Juventus ka njoftuar se sulmuesi kolumbian ka kaluar ndërhyrjen kirurgjike pas dëmtimit që e ka munguar në periudhën e parë të këtij viti.

Cuadrado pritet të kthehet në stërvitje pas 30 ditësh, përcjell “lajmi.net”.

Përkundër lëndimit të tij, Juventus ka vendosur të mos sjellë një zëvendësim për të, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/