Operacioni plastik që do mund t’i bëjë njerëzit e pavdekshëm

Pavdekësia është në horizont sipas transhumanistëve kryesorë, të cilët besojnë në teorinë se në të ardhmen njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë përgjithmonë.

Auto & Tek

23/12/2018 19:40

Pavdekësia biologjike është studiuar nga shkencëtarët që mendojnë se mund të arrihet me inxhinieri të avancuar gjenetike, transmeton lajmi.net.

Por teknologjia për të jetuar përgjithmonë do të jetë tepër e shtrenjtë pasi të jetë në dispozicion.

Dr. Ian Pearson, transhumanist dhe futurist parashikoi se “të pasurit dhe të famshmit” do të marrin trajtimin deri në vitet 2050 – të ngjashme me atë se si yjet kanë qasje në kirurgji plastike sot.

“Ka mjaft njerëz të interesuar për të jetuar përgjithmonë”, tha ai për Daily Express.

Megjithëse të tjerët theksonin nëse mund të qëndroje i ri përgjithmonë, njerëzit mund të vendosnin të kishin fëmijën e tyre të parë deri sa të mbushnin 200 vjeç ose më shumë. /Lajmi.net/