Operacioni në Elbasan, Policia: Jemi në kërkim të atentatorit

Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin e mbrëmjes së sotme në Elbasan, nga policia e Elbasanit dhe forcat Renea.

Lajme

22/07/2017 23:47

“Lidhur me ngjarjen  e  ndodhur  ditën e sotme  në  aksin rrugor Elbasan – Xibrakë forca të shumta policie po punojnë për kapjen  e  shtetasit A.M., 51 vjeç banues në Elbasan si i dyshuar  për ngjarjen  e  ndodhur  ditën e sotme”, njofton Policia.

Ndaj tij materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me  dashje  e  mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 22, 76, 25 dhe 278 të Kodit Penal.