Operacion special, lirohen 70 pengje të ISIS-it

Rreth 70 persona që po mbaheshin peng nga grupi “Shteti Islam” (ISIS) janë liruar dhe pesë xhihadistë janë kapur në një operacion të zhvilluar sot nga forcat kurde të Irakut dhe një njësi speciale amerikane në Irak, ka njoftuar zëdhënësi i Pentagonit.

Bota

22/10/2015 20:24

“Operacioni është planifikuar dhe ndërmarrë pas pranimit të informacioneve sipas të cilave ekzistonte rreziku i ekzekutimit në grup i pengjeve pas pak kohe”, theksoi Peter Cook, zëdhënës i Pentagonit.

“Operacioni është ndërmarrë pas kërkesës së qeverisë së rajonit autonom të Kurdistanit”, ka shtuar zëdhënësi në një komunikatë.

“Forcat amerikane kanë ofruar helikopterë për transportin e trupave që do të merrnin pjesë në operacion dhe kanë shoqëruar peshmergat (forcat kurde irakiane) në vendin ku po mbaheshin pengjet”, ka shtuar ai. /Zëri