Opeli i ri Mokka X i gatshëm për Geneva Motor Show (FOTO)

Pasi që ka shitur rreth 500,000 njësi në Evropë, Opel ka vendosur që të rifreskojë këtë model.

Auto & Tek

05/02/2016 16:58

Duke filluar me modelin Mokka, Opel do të përdorë simbolin X për të identifikuar veturat SUV dhe ato të cilat do të përdorën në terrene më të vështira, transmeton Express. Debutimin e saj premierë, Mokka do ta ketë këtë vit në Geneva Motor Show.

Dizajni nga brenda i Mokka do të ngjajë me atë në Astran e re, ku instrumentet e panelit kanë një shtrirje më horizontale.

Përveç motorit me naftë 1.6-liter me 136 PS, do të ofrohet edhe motori i gjeneratës së re 1.4-liter Turbo me injektim direkt, motori ky që është prezantuar në Astran e re i cili vjen me ndërrues automatik me 6 shpejtësi.
opel-mokka-x-geneva-2 opel-mokka-x-geneva-3 opel-mokka-x-geneva-4 opel-mokka-x-geneva-5 opel-mokka-x-geneva-6 opel-mokka-x-geneva-7 opel-mokka-x-geneva-8 opel-mokka-x-geneva-9 opel-mokka-x-geneva-10 (1) opel-mokka-x-geneva-11 opel-mokka-x-geneva-12 opel-mokka-x-geneva-13