Opel shfaq modelin e ri të Astra Sports Tourer [FOTO]

Në fotot e publikuara nga Opel shihet Astra e re Sports Tourer e cila i nënshtrohet testimeve ekstreme para fillimit të prodhimit në masë.

Auto & Tek

20/01/2016 18:11

Testimet e këtij modeli po kryhen në International Technical Development Center (ITDC) qendër kjo të cilën Opel e përdorë për të zhvilluar dhe testuar modelet e reja nga kjo markë.

Në këtë qendër mund të simulohen temperatura të ngjashme me ato në Sahara ku temperaturat arrijnë 60 gradë Celsius apo simulimi i ambienteve ekstreme të ftohta ku temperaturat arrijnë -40 gradë Celsius.

Në këtë model pritet të reduktohen zhurmat falë materialeve të cilat janë përdorur në këtë model./Express

opel-astra-st-climatic-chamber-4 opel-astra-st-climatic-chamber-5 opel-astra-st-climatic-chamber-6 opel-astra-st-climatic-chamber-7