OPEC ulë prodhimin, a pritet të rritet çmimi i naftës në Kosovë?

Trendi i ndryshimit të çmimeve të naftës dhe derivateve në nivel global ka kohë që ka nisur dhe po vazhdon ende.

Lajme

07/12/2018 20:36

Çmimi i naftës në nivel global varet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, e cila kur ulë prodhimin, çmimi i naftës në nivel global rritet, shkruan lajmi.net.

Kjo pritet të ndodhë përsëri.

Sot media të mëdha botërore si CNN kanë raportuar për një marrëveshje midis Rusisë dhe OPEC që të ulet prodhimi i naftës dhe derivateve për 1.2 barelë në ditë.

Kjo ulje e prodhimit bëhet si masë mbrotësje ndaj rënies së çmimit të naftës në nivel global deri në 30 për qind.

Rusia, edhe pse nuk është anëtare e organizatës “OPEC”, është ftuar në takim që të konkretizohet kjo marrëveshje.

Edhe në Kosovë, pritet të ndodhë një rritje e tillë e çmimit të naftës. Kjo për arsye se çmimin për tregun e naftës e përcakton vet OPEC.

Madje, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për lajmi.net ka konfirmuar se sot është rritur për 2 cent çmimi i naftës në furnizim, por jo në shitje.

Ai ndër të tjera ka theksuar se nëse ulet prodhimi i naftës nga OPEC, atëherë automatikisht ndikon në rritjen e çmimit të naftës edhe në Kosovë. /Lajmi.net/