OnePlus promovon lansimin e 5T, vjen më 16 nëntor

Gjatë dy javëve të fundit, OnePlus ka qenë aktive duke promovuar telefonin e ardhshëm OnePlus 5T, duke u përqëndruar në karakteristika si modaliteti i portreteve të pajisjes dhe portin e kufjeve.

Auto & Tek

06/11/2017 19:39

Sot kompania kineze ka lëshuar një tjetër informatë ngacmuese, kësaj radhe i ka kushtuar kohë vendndodhjes ku do të zbulohet modeli më i ri i telefonit të saj.

Kompania publikoi një foto nga Manhattan, duke na pyetur të qëllojmë se cili qytet po sjell lansimin e OnePlus 5T, duke sugjeruar qartë se do të jetë Nju Jork.

OnePlus 5T pritet të debutojë javën e ardhshme më 16 nëntor.