OnePlus 5 pritet të jeta “bisha në Android” (8GB RAM me 256GB memorie)

Një raport i ri medial nga Korea e Jugut thotë se gjenerata e re e telefonit të famshëm OnePlus është në përgatitje.

Auto & Tek

28/02/2017 00:03

Sipas këtyre burimeve, modeli i ardhshëm i telefonit do të quhet OnePlus 5 dhe përpos emrit ky version i ri do të sjell edhe shumë karakteristika të avancuara.

Njëra nga arsyet pse OnePlus mund ta eliminojë gjeneratën e OnePlus 4 është se në Kinë ky numër asocon me fatin e keq, dhe pikërisht kjo mund të jetë arsyeja e kalimit të këtij numri.

OnePlus 5 thuhet se do t’i kombinojë performancat e Galaxy S7 Edge me trupin e qeramikës sikurse Xiaomi Mi Mix. Poashtu thuhet se mund të vijë me procesorin Qualcomm Snapdragon 835 dhe 8GB RAM dhe deri në 256GB memorie të brendshme.

Modeli që mund të cilësohet si “bisha e re në Android” mund të vijë edhe me kamerat e fuqishme, atë pasmen me 23MP dhe kamerën e përparme për selfie me 16MP. Bateria e OnePlus 5 besohet se do të ofrojë 4,000mAh, USB Type-C si dhe Android 7.0 Nougat.

OnePlus 3T në video:

YouTube player