OnePlus 2 shpreson të bëhet vrasësi i iPhone dhe Samsung (Foto)

OnePlus, një kompani kineze, ka prezantuar një celularë të ri i cili ka specifikat e një iPhone por me çmim dy herë më të vogël se ai.

Auto & Tek

28/07/2015 11:45

Të hënën mbrëma, kompania ka prezantuar modelin OnePlus 2, pasardhësin e modelit të suksesshëm OnePlus One.

Me një çmim prej $389 pa kontratë për versionin 65GB, ky model ka kornizë të re prej magnezi dhe alumini, një ekran të përmirësuar 5.5-inç HD për të cilin kompania thotë se është më i mirë në dritë të diellit, një procesor Qualcomm Snapdragon 810, 4GB RAM dhe gjithashtu një bateri 3300mAh.

Specifikat e celularit e vendosin atë në një garë direkte me iPhone 6 Plus dhe Samsung Galaxy Note, pasi që kanë edhe ekrane të njëjta, transmeton Lajmi.net.

Që të dy celularët, iPhone dhe Note, janë më të shtrenjtë se OnePlus 2, me një iPhone të ç’bllokuar 64GB që kushton rreth $850.

635736367475101909-OP-s03-c031