Ona dhe S4MM sjellin këngën e re “Për Veti”.

Reperi nga Tetova, S4MM pas këngës "Jannari", ka sjell këngën e re bashkëpunim.

ShowBiz

19/02/2019 18:39

Reperi shqiptar, S4MM vjen në bashkëpunim me një artiste të re, emri i së cilës është Ona, shkruan lajmi.net.

Ona dhe S4MM kanë publikuar projektin e ri ritmik të titulluar “Për Veti”, të finalizuar edhe me videoklip.

Këngën tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube dhe pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Nurteel dhe Semi kurse për producimin është përkujdesur, Bini Nebihu. /Lajmi.net/

YouTube player