Olympiakos gjobit Kasamin

Mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasami, i ka kushtuar shtrenjtë sjellja josportive në ndeshjen e ndërprerë të Kupës së Greqisë ndërmjet AEK-ut dhe Olympiakosit

Sport

01/05/2015 15:06

Pajtim Kasami është gjobitur me 7 mijë euro.

Në fakt, mesfushorit shqiptar i ka kushtuar shtrenjtë sjellja josportive në ndeshjen e ndërprerë të Kupës së Greqisë ndërmjet AEK-ut dhe Olympiakosit.

Federata e Futbollit e Greqisë e dënoi përfaqësuesin zviceran me 7 mijë euro, për shkak të përfshirjes në këtë incident.

Kasami ishte transferuar verën e kaluar në Greqi nga Fulhami, por mediat e huaja shkruajnë se ai mund të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere.