Olympiacos me Serbinë (Video)

Tifozët e Olympiacosit shfaqën mbështetjen e tyre për Serbinë, gjatë ndeshjes kundër Juventusit në Grupin A të Ligës së Kampionëve në Athinë, të mërkurën.

Sport

23/10/2014 18:17

Tifozët grekë të Olympiacosit kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Serbinë, në kohën kur pritet vendimi i UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë, në eliminatore të Euro 2016.

Para duelit me Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve në Athinë të mërkurën, tifozët e klubit grek shpalosën një flamur prapa portës dhe ai qëndroi aty për pjesën më të gjatë të duelit, të fituar nga vendasit me rezultat 1:0, me golin e mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasami.