Olympiacos – Barcelona, lajm shumë i keq nga Suarez

Olympiacos - Barcelona, edhe një ndeshje e zbehtë nga Luis Suarez.

Sport

01/11/2017 07:11

Luis Suarez është larg nga forma e tij më e mirë te skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi uruguaian bëri një tjetër paraqitje të zbehtë në barazimin pa gola me Olympiacosin në Ligën e Kampionëve.

“Marca” shkruan se Suarez është duke kaluar formën më të dobët si futbollist i Barcelonës dhe ka arritur në muajin nëntor me vetëm 3 gola të shënuar, përcjell “lajmi.net”.

Forma e tij e zbehtë ka bërë që Barcelona të mbështetet tek golat e Lionel Messit për të shënuar fitore. /Lajmi.net/