Olsen: Shqipëria tregoi që është skuadër e vogël

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen ka kritikuar rëndë mënyrën e lojës së Shqipërisë, duke thënë se kombëtarja jonë u  mbrojt sikurse një skuadër e vogël.

Sport

12/10/2014 14:06

Morten Olsen ka thënë se Shqipëria u mbrojtë si skuadër e vogël dhe për këtë arsye Danimarka nuk ka mundur të zhvillojë një lojë të mirë.

“Është shumë e vështirë të luhet ndaj skuadrave kompakte të cilat vetëm mbrohen. Sidoqoftë, një gjë e tillë po praktikohet shumë te skuadrat e vogla”.

“Jam i kënaqur me pikën e fituar në këtë takim, por jo me lojën e zhvilluar. Është shumë e vështirë për tu zhvilluar një lojë normale në këtë vend”, përfundoi tekniku danez.

Danimarka dhe Shqipëria posedojnë nga katër pikë dhe ndajnë vendin e parë të Grupit I, sa i përket ndeshjeve kualifikuese për Euro 2016.