Oliver Ivanoviq dënohet me 9 vite burg

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur fajtor liderin e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq.

Lajme

21/01/2016 11:25

Ai është dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Bashkë me Ivanoviqin në aktakuzë janë të përfshirë edhe  koloneli i pensionuar i MPB-së serbe, Dragoljub Delibashiq, babë dhe bir Elias dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, të cilët janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Ivanoviq ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014.