Oliver Ivanovic hyn në grevë urie

Avokati Nebojsa Vlajic, ka thënë se klienti i tij, Oliver Ivanovic e ka marrë këtë masë pas kërkesës së refuzuar që të transferohet për mbajtje të paraburgimit nga Prishtina në Mitrovicë.

Lajme

04/03/2014 16:00

Lideri Iniciativës SDP, Oliver Ivanovic, ka filluar grevën e urisë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Avokati i tij, Nebojsa Vlajic, ka thënë se Ivanovic e ka marrë këtë masë pas kërkesës së refuzuar që të transferohet për mbajtje të paraburgimit nga Prishtina në Mitrovicë.

Ai po mbahet në paraburgim për më shumë se një muaj, ndërsa javën e kaluar, një gjykatës ndërkombëtar ia ka zgjatur atij paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Oliver Ivanovic është arrestuar më 27 janar të këtij viti dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për krime të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe krime kundër shqiptarëve në vitin 2000, përfshirë edhe vrasje të rënda.