OLED, teknologjia e re në telefonat iPhone

Apple mund të ndryshojë tërësisht ekranet e telefonit të ardhshëm iPhone në vitin 2017.

Auto & Tek

03/03/2016 17:01

Bazuar në një raport, kompania thuhet se është duke kaluar tek ekranet OLED në pajisjet e tyre për një kohë, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, supozohet se teknologjia e tillë nuk do të arrijë të paktën deri në vitin 2018.

Ekranet OLED iu lejojnë telefonave të mençur të shpenzojnë më pak bateri sepse ata nuk kanë nevojë të ndriçojnë pikselat e zi, përveç atyre që ofrojnë ngjyrë. Po ashtu, ofron një të zezë shumë të mbyllur sepse pjesët e zeza të ekranit janë aktualisht të zeza dhe nuk kanë nevojë të ndriçohen me një të zezë shtesë.

Kompania është e gatshme për të shtuar teknologjinë tek telefonat e saj në vitin 2017, bazuar në një raport nga ‘Nikkei’. Kjo do të jetë e mundur përmes një marrëveshje që vlen më shumë se 12 miliardë dollarë me kompaninë Samsung dhe LG, që do prodhojnë këto ekrane.

Nikkei raporton që Apple është duke përshpejtuar procesin pasi ka frikë që kompania ka arritur “majën e iPhone-it” dhe nuk do të jetë në gjendje të shes më shumë telefona tek njerëzit. Duke adaptuar më shumë funksione sa më shpejtë shpreson që kjo gjë mund të stimulojë kërkesat dhe të arrijë sërish shitjet e dëshiruara.

Ende mbetet e paqartë nëse këto ekrane do të detyrojnë të ndryshojë dizajnin e telefonave të ardhshëm, por pasi i ndihmon shumë baterisë dhe ofron ngjyra të mira, ekranet OLED gjithashtu marrin më pak hapësirë. Kjo gjë mund t’i lejojë telefonave të bëhen edhe më të vogël, diçka në të cilën Apple është fokusuar së fundmi tek telefonat. Sidoqoftë, kjo teknologji tashmë është përdorur për Apple Watch.