Oktapodi robot (Video)

Shkencëtarët kanë krijuar një oktapod robot.

Auto & Tek

30/09/2014 19:21

Shkencëtarët kanë krijuar një oktapod robot i cili nuk është në gjendje vetëm që të notojë dhe të lëvizë në të njëjtën mënyrë si oktapodi real, por mund të kapë edhe objekte.

Një video e kësaj krijese mekanike është bërë pasi që kreatorët e oktapodit – një ekip i hulumtuesve nga Fondacioni për Kërkime dhe Teknologji në Greqi, e prezantuan robotin në një konferencë në Qikago më herët këtë muaj, transmeton Lajmi.net.

Shpejtësia e robotit tani është dyfishuar dhe në videon më poshtë shihet oktapodi duke qëndruar në ujë dhe duke notuar lirshëm në detin Egje.