Oklahoma bën rikthim të ‘çmendur’ ndaj Houston

Një duel i jashtëzakonshëm është zhvilluar mbrëmë mes Oklahoma City Thunder dhe Houston Rockets.

Sport

10/02/2019 09:48

Ishte skuadra nga Oklahoma që u rikthye nga më shumë se 20 pikë disavantazh për të triumfuar në fund me rezultatin 112:117, shkruan lajmi.net.

Më i miri në parket ishte padyshim Paul George i cili kontribuoi me plot 45 pikë në fitoren e skuadrës së tij. Ai shtoi edhe 11 kërcime për të regjistruar ‘double-double’.

Në radhët e Houston Rockets, si gjithmonë ai që u dallua ishte James Harden, i cili regjistroi 42 pikë.

Kjo është fitorja e 36 për Oklahoman në 55 ndeshje të luajtura këtë edicion. Rockets në anën tjetër mbeten në kuotën e 32 fitoreve dhe 23 humbjeve pas 55 ndeshjeve.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon me momentet më interesante të duelit të çmendur mes Paul George dhe James Harden. /Lajmi.net/