OKB: Trump “po nxit dhunë” kundër gazetarëve

Komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein, tha se sulmet “e rrezikshme” të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi mediat, minojnë lirinë e shtypit dhe mund te nxisin dhunë kundër gazetarëve.

Bota

30/08/2017 19:33

 

“Është vërtet e habitshme që liria e shprehjes, jo vetëm një gur themeli i Kushtetutës amerikane, por edhe diçka që SHBA e ka mbrojtur me vite, sulmohet tani nga vetë presidenti”, tha Zeid për gazetarët në Gjenevë.

“A nuk është kjo nxitje për të tjerët që t’i sulmojnë gazetarët?”, pyeti ai.

Zeid, myslimani dhe arabi i parë që mban postin e lartë të të drejtave të njeriut në OKB, po ashtu shprehu shqetësim për deklaratat e Trumpit ndaj grave, meksikanëve, myslimanëve dhe grupeve të tjera.

Shtëpia e Bardhë nuk u është përgjigjur menjëherë komenteve.