OKB: Të dënohen qytetarët të cilët marrin pjesë në lufta të huaja

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të kalojë një rezolutë, përmes së cilës i kërkohet shteteve që të dënojnë qytetarët e tyre, të cilët i bashkohen grupeve terroriste të huaja.

Bota

22/09/2014 20:15

Të hënën, Shtëpia e Bardhë në Washington e ka vlerësuar marrjen e kësaj mase si një hap të rëndësishëm që do luajë rol kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe grupeve tjera terroriste, të cilat po tërheqin në mesin e tyre edhe qytetarë nga SHBA-të dhe Evropa.

Megjithëkëtë, ata kanë pranuar se rezoluta e OKB-së nuk ka mekanizëm detyrues dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë përkufizim të vetëm të asaj që përbën një grup terrorist.