OKB në lidhje me ngrohjen globale: Patjetër duhet të ndërmarrim diçka

Temperaturat globale në vitin 2018 do të jenë niveli i katërt më i lartë, njoftoi OKB, duke theksuar nevojën urgjente për veprim për të frenuar ngrohjen globale të planetit.

Bota

29/11/2018 16:07

Në një raport të publikuar përpara një takimi në Poloni, Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) vuri në dukje se 20 vitet më të ngrohta kanë qenë në 22 vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Ajo gjeti se viti 2018 është viti i katërt më i ngrohtë dhe se “ne jemi gjenerata e fundit që të jemi në gjendje të bëjmë diçka për të”.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha në raportin e saj të përkohshëm se “katër vitet e fundit – 2015, 2016, 2017 dhe 2018 – janë gjithashtu katër vitet më të ngrohta përgjatë 20 viteve të fundit”.

“Tendenca e ngrohjes është e qartë dhe e vazhdueshme”, u tha gazetarëve në Gjenevë shefi i OBM Petteri Taalas.

Indikatorët tjerë të ngrohjes globale përfshijnë rritjen e nivelit të detit, ngrohjen dhe acidifikimin e oqeanit dhe akullin e detit dhe shkrirjen e akullnajave, ndërkohë që moti ekstrem la gjurmë shkatërruese në të gjitha kontinentet. /Lajmi.net/