OKB-ja, SHBA-ja dhe Rusia paraqesin një bilanc pozitiv mbi armëpushimin në Siri

Grupi i punës mbi armëpushimin në Siri, i drejtuar nga Rusia dhe SHBA-ja, paraqiti sot në Gjenevë një bilanc pozitiv të situatës.

Bota

27/02/2016 20:50

Disa orë pas hyrjes në fuqi të ndërprerjes së luftimeve, sipas një burimi pranë dosies.

“OKB-ja, SHBA-ja dhe Rusia paraqitën një bilanc pozitiv të orëve të para të ndërprerjes së luftimeve në Siri, gjatë mbledhjes së grupit të punës në Gjenevë”, deklaroi një diplomat perëndimor.

“Disa incidente u sinjalizuan por Kombet e Bashkuara vlerësuan se janë neutralizuar”, shtoi ai.

“Megjithatë, duhet pritur e diela dhe e hëna për të nxjerrë një bilanc të vërtetë”, sipas të njëjtit burim./lajmi.net