Sundimi i ligjit ishte “pothuajse joekzistent” në këtë vend, tha shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Zeid Ra’ad Al Hussein.
Venezuela, në të kaluarën, i ka hedhur poshtë akuzat për të drejtat e njeriut, duke i cilësuar si “gënjeshtra”.
Ky vend po kalon një krizë të zgjatur politike dhe ekonomike.
Dhjetëra protestues janë vrarë në përleshjet gjatë protestave anti-qeveritare, vitin e kaluar.
Presidenti Nicolas Maduro u rizgjodh në maj, pasi opozita e bojkotoi votimin.