OKB do “negociata serioze” për Sirinë

Kombet e Bashkuara shpresojnë se gjatë muajit tetor apo nëntor të zhvillohen “negociata serioze”, në mes të qeverisë siriane dhe opozitës, e cila ende nuk është e bashkuar, ka thënë i dërguari special i OKB-së, për Sirinë, Staffan de Mistura.

Bota

17/08/2017 15:36

“Jemi duke pritur shumë nga Rusia, Irani dhe secili vend që ka ndikim të madh, si dhe presim që qeveria siriane të jetë e gatshme për diskutime, kur të ftohet në Gjenevë, me çfarëdo opozite që do të krijohet”, u ka thënë ai gazetarëve.

De Mistura ka thënë se një letër nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Shoigu, gjatë muajit gusht, e ka hapur rrugën për policinë ushtarake ruse dhe konvojin e Kryqit të Kuq, për të arritur në Duoma, afër Damaskut, për herë të parë nga muaji maj.

“Policia ushtarake ruse nuk është duke na shoqëruar, nuk janë duke na mbrojtur, OKB-ja nuk do të pranonte kurrë që të mbrohej apo të shoqërohej nga një entitet ushtarak, ne nuk jemi Kryqi i kuq. Ata janë duke na ndihmuar që të bartim kuti dhe gjëra të tjera pa u ndalur askund. Nëse vazhdon, ky do të jetë kontribut i madh”, ka thënë ndër të tjera Mistura.