OKB autorizon BE-në të reagojë me forcë kundër trafikantëve

Këshilli i Sigurimit të OKB-së autorizoi sot Bashkimin Evropian për të kontrolluar anijet e imigrantëve që vijnë nga Libia dhe tentojnë të shkojnë në Evropë, me qëllimin për të zgjidhur krizën më të rëndë të imigracionit që prej Luftës së Dytë Botërore.

Bota

09/10/2015 18:44

Kjo rezolutë u miratua nga 14 vota pro dhe një abstenim mes 15 anëtarëve të Këshillit.

Evropianët kanë zgjeruar të mërkurën operacionin e tyre ushtarak detar për të luftuar kundër trafikantëve në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Libisë.

Gjashtë anije luftarake evropiane, italiane, franceze, gjermane, britanike dhe spanjolle, munden tashmë të kontrollojnë me forcë, të inspektojnë, dekuestrojnë dhe shkatërrojnë anijet e përdorura nga trafikantët.

Rezoluta autorizon evropianët të inspektojnë në det të hapur përtej brigjeve libiane anijet që ata dyshojnë se janë përdorur nga trafikantët për dërgimin e imigrantëve drejt Evropës./ATSH