OKB alarmon për abuzim ndaj muslimanëve të Arakanit – Lajmi.net
OKB alarmon për abuzim ndaj muslimanëve të Arakanit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 17:06, 14 November 2017
OKB paralajmëron se qindra mijëra muslimanë të Arakanit që janë strehuar në rajonin Cox's Bazar të Bangladeshit si pasojë e dhunës në Mianmar përballen me trafikim me njerëz, eksploatim dhe abuzim seksual

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se qindra mijëra muslimanë të Arakanit që janë strehuar në rajonin Cox’s Bazar të Bangladeshit si pasojë e dhunës në Mianmar përballen me trafikim me njerëz, eksploatim dhe abuzim seksual, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) pranë OKB-së, Joel Millman, në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se numri i muslimanëve të Arakanit që kanë ikur në Bangladesh nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve fanatikë në Mianmar që nga 25 gushti ka arritur në 617 mijë.

“Trafikimi me njerëz dhe abuzimi vazhdon të mbizotërojë në mesin e arakanasve, të cilët erdhën në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit nga Mianmari për shkak të sigurisë së tyre”, tha Millman, duke shtuar se rastet e abuzimit në rajon janë rastisur edhe para 25 gushtit.

Millman tha se kanë zhvilluar biseda me disa nga refugjatët në kampet në Bangladesh, numri i të cilëve ka arritur deri në 830 mijë, ndërsa nga kjo është kuptuar se muslimanët e shënjestruar janë ata që kanë hyrë rishtazi në kampe.

Ai tregoi se fëmijët dhe gratë e Arakanit abuzohen pasi u premtohet punë. Sipas tij, trafikimi me qenie njerëzore në Cox’s Bazar dhe numri i krimeve është rritur me shpejtësi.

Millman po ashtu nënvizoi se shumë vajza adoleshente detyrohen në punë shtëpie dhe mashtrohen në prostitucion, ndërsa disa të tjera detyrohen me forcë në punë të ndryshme kundër vullnetit të tyre.

Zëdhënësi Millman shtoi se IOM do të vazhdojë t’i mbështesë viktimat e Arakanit që përballen me abuzim.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3