OKB: 300 civilë të vrarë dhe qindra të plagosur brenda muajit në Mosul

Shefi i të Drejtave të Njeriut të OKB-së , Zeid Rad al-Hussein e ka dënuar "vrasjet masive të civilëve në Mosulin perëndimore", ku të paktën 307 persona janë vrarë dhe 273 janë plagosur brenda muajit.

Bota

28/03/2017 11:58

Kjo deklaratë erdhi  vjen vetëm një ditë pasi Uashingtoni ka konfirmuar se nuk do të ndryshojë rregullat e angazhimit në luftën kundër Shtetit Islamik, ndërkohë që forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po përballen me akuzat për vrasjen e dhjetëra civilëve në një sulm ajror në Mosul.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara nuk kanë konfirmuar se ka pasur viktima civile, por kanë hapur hetimet, shkruan “RT”.

Koalicioni i udhehequr nga Shtetet e Bashkuara po ndihmon nga ajri forcat e qeverisë së Irakut, që po zhvillojnë luftime për marrjen e kontrollit të Mosulit, i cli është pushtuar në vitin 2014 nga militantët e Shtetit Islamik. SYRI.net