Offline ne Youtube

YouTube ka bërë një njoftim të madh, një përditësim i softuerit do t’i lejojë përdoruesve t’i shkarkojnë videot të cilat do të mund t’i shikojnë në telefonat e tyre celular apo në kompjuter për 48 orë.

Auto & Tek

23/09/2013 09:13

Kjo mënyre e re e shikimit të videove nuk do të vjen deri në fund të këtij viti për kompjuterët personal por YouTube zyrtarisht do të hapë portat për shikimin e videove offline për përdoruesit e telefonave celular.

“Ne jemi gjithmonë duke eksploruar mënyra për të sjellë sa më shumë shikues në kanalet tuaja. Si pjesë e kësaj përpjekjeje më vonë këtë vit, ne do të nisim një funksion të ri në YouTube, i cili do t’ju ndihmojë t’i arrini shikuesit tuaj në mënyrë më të efektshme”, tha ekipi i YouTube në një blog post.

YouTube nuk ka thënë se për sa kohë ju mund të ruani videot në telefonin apo kompjuterët tuaj, vetëm duke thënë se pas marrjes se videos nga Youtube ju mund të shikoni ato vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.

Sipas informatave kjo periudhe do të jetë 48 orë, pas kësaj kohe videot do të fshihet automatikisht nga telefoni apo kompjuteri i juaj.