Ofertë sensacionale: Sa herë e bën këtë Neymar ndaj Serbisë, lokali ofron pije falas

Gjithë brazilianët do të jenë të mbërthyer përpara televizorit për të ndjekur ndeshjen deçizive mes Serbisë dhe Brazilit.

Sport

25/06/2018 13:57

Një lokal në Rio de Zhanerio ka bërë një ofertë spektakolare për të gjithë tifozët.

Sa herë që Neymar do të rrëzohet në tokë gjatë lojës, ata do të shpërndajnë pije falas për gjithë lokalin.

Kjo vjen si një kundërpërgjigje të hedhjeve të panumërta që ylli brazilian bën gjatë një ndeshjeje.

Neymar gjatë ndeshjes me Kosta Rikën u rrëzua aq shpesh në tokë sa kjo e futi në një debat me gjyqtarin e ndeshjes.

15293327587791