Ofertë për Costan, 80 milionë euro nga top klubi i Premierligës!

Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Sport

26/05/2018 08:17

Douglas Costa ka ofertë për largim nga Juventus.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi brazilian ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Pep Guardiola është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për blerjen e ish yllit të Bayern Munichut, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, Juventus nuk dëshiron ta shesë Costan.

“Bianconerët” kanë vendosur që para 30 qershorit ta blejnë Costan nga Bayern Munich, i huazuar një vit më parë nga skuadra kampione nga Bundesliga. /Lajmi.net/