Ofertë nga Real Madrid, ja çfarë bën Icardi në pushime

Mauro Icardi po shijon disa ditë pushimi në Maldive bashkë me të dashurën e tij, Uanda Nara.

Sport

11/01/2018 13:44

Interi po kalon një moment krize dhe rrezikon të dështojë sezoni, por për këtë nuk duket se i bëhet shumë vonë sulmuesit argjentinas të zikaltërve, Mauro Icardit.

Ky i fundit po shijon disa ditë pushimi në Maldive bashkë me të dashurën e tij, Uanda Nara.

Çifti duket mjaft i lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit ku nuk mungojnë puthjet pasionante apo edhe fotot e nxehtanëpër rrjetet sociale.

Për Icardin ditët e fundit është përfolur një kalim i mundshëm te Real Madridi dhe ndoshta para kësaj aventure, sulmuesi ka vendosur që të rikuperojë disa energji pozitive para këtij transferimi.