Ofertë 120 milionë euro për Ronaldon dhe pagë 30 milionë euro në vit

PSG është duke e planifikuar një ofertë të “çmendur” për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

24/05/2016 19:26

Klubi i Paris Saint-Germain po planifikon ta dërgojë një ofertë prej 120 milionë eurosh në drejtim të Real Madridit për Cristiano Ronaldon.

Parisienët e dëshirojnë transferimin e yllit portugez në Parc des Princes, si zëvendësim të Zlatan Ibrahimovicit.

Kampionët e Francës janë të gatshëm t’i ofrojnë Ronaldos 30 milionë euro pagë vjetore, transmeton Mundo Deportivo nga Gazzetta dello Sport.

Ronaldo ka kontratë me “Los Blancos” deri në verën e vitit 2018.