Oferta për Mandzukic, vjen vendimi i fundit nga Juventus

Juventus nuk dëshiron ta konsiderojë shitjen e sulmuesit Mario Mandzukic.

Sport

17/07/2018 11:06

E ardhmja e Mario Mandzukiç do të vazhdojë të jetë bardhezi.

32-vjeçari i cili zhvilloi një botëror të jashtëzakonshëm me Kroacinë duke u renditur të dytët, konsiderohet shumë i rëndësishëm për projektet afatgjata të Juventusit.

Pavarësisht ofertave të shumta nga skuadrat angleze dhe ato gjermane në drejtim të sulmuesit, “Zonja e vjetër” i ka refuzuar të gjitha me kërkesë të trajnerit Allegri, i cili e shikon kroatin një pikë të fortë në sulm.