Oferta, familja dhe kalimi pranë Romës…ky është rrëfimi i Strakoshës

Thomas Strakosha, në një rrëfim për Rtsh Sport, flet në 360 gradë për karrierën e tij tek Lacio, aventurën në Kombëtare, por edhe për ofertat në merkato.

Sport

01/06/2018 23:32

Pritja më e bukur ka qenë ajo ndaj Dibalës, pasi ishte minuta e fundit. Kam gabuar, por nga gabimet kam mësuar dhe e di që mund të bëj akoma më mirë, prandaj stërvitem çdo ditë. Tani shpresoj për sa më pak.

Panuçi në hall, pasi ka 2 trajnerë shumë të mirë. Ku ndryshoni ju me Berishën?

Ndryshoj vetëm nga mosha, ai është më i madh, unë më i vogël. Të gjitha jemi njësoj. Jemi shokë. Kombëtarja është diçka e bukur, dhe nuk e mendojmë kush luan.

Liga e Kombeve…

Kemi shanse si 3 ekipet e tjera, tani duhet të krijojmë grupin e fortë. Duhet të njohim njëri tjetrin në këto miqësore, pasi kemi edhe lojtarë të rinj që po vijnë. Unë mendoj se kemi një kombëtare shumë të fortë, por duhet të jemi të përqendruar në objektiv.

De Biazi dhe Panuçi…

De Biazi ka bërë historinë e vet me Kombëtaren. Europianin e parë që kemi arritur e kemi bërë me të. Mua më dha debutimin, dhe e falenderoj shumë. Panuçi ka një objektiv akoma më të fortë. Tani kemi një grup të mirë, por e nisim sërish nga zero, pasi shumë lojtarë të rinj janë afruar. Me De Biazin ishte pak më e lehtë, por me Panuçin jemi si ushtarë.”

Do ishe bërë portier nëse nuk do kishe baba Foto Strakoshën?

Babi më ka pëlqyer gjithmonë, që kur isha i vogël. Nëse nuk do isha portier, do isha sulmues. Do mbetesha sërish te futbolli.

Familja…

Jo vetëm babi, por edhe mami e vëllai më kanë ndihmuar, të kem besim tek vetja. Familja më ka mbështetur gjithmonë. Që kur kam ardhur këtu, kanë qenë gjithmonë me mua. Gjithmonë kam pasur komente prej babait, por unë jetoj jetën time.

Aventura tek Lacio…

Kisha edhe nga Roma edhe Lacio oferta, por falë Zotit bëra gjënë më të mirë që erdha këtu. Deri tani, te Lacio gjërat më kanë shkuar mirë. Edhe fakti që është Tare këtu më ka ndihmuar. Nga personaliteti që ka Tare, na ka rritur edhe mendërisht, pasi ka një plan për çdo lojtar të ri që vjen këtu.

Viti i parë normal është pak i vështirë, kam ardhur që 17 vjeç. Nuk kam menduar shumë vështirësitë që hasja, pasi kam pasur objektiv vetëm të luaj si portier me një ekip të madh, dhe prandaj stërvitem çdo ditë. Fillimi ishte pak i vështirë se nuk dija as gjuhën, por koha kaloi kaq shpejt, dhe as vetë nuk e kam kuptuar.

Huazimi te Salernitana.

Më ndihmoi nga ana e karakterit, pasi aty ka lojtarë më të mëdhenj.

Sa e vështirë ishte të konkurroje me Marketin?

Shumë e vështirë, por është e bukur konkurrenca. Avash-avash, tani jam mirë dhe kam zënë vendin tim.

Tare apo Strakosha krenohet më shumë me ty?

Ndoshta mami, babi është pak i rreptë me mua. Normale, edhe drejtori, sepse kishte më shumë besim se të gjithë këtu. Por, mami më shumë.

Ofertat në merkato…

Nuk i mendoj shumë, pasi tani jam i lumtur që po luaj çdo javë dhe mendoj vetëm për fushën. 6 vite këtu në Romë, është një qytet i bukur. Jam afër Shqipërisë, dhe në një vend perfekt. Kohën e kemi gjithmonë të mirë. Kampionati që më pëlqen më shumë është ai spanjoll. Futboll i shpejtë, dhe pak a shumë si ne, edhe koha është shumë e bukur./PanoramaSport/