Oferta e tretë e Barcelonës për Willianin

Barcelona ka paraqitur ofertën e tretë të njëpasnjëshme për blerjen e Willianit nga Chelsea.

Sport

21/07/2018 08:08

Barcelona nuk e fsheh dëshirën për transferimin e sulmuesit të krahut të Chelseat, Willian.

“Sky Sports News” raporton se klubi katalan ka paraqitur ofertën e tretë të njëpasnjëshme për blerjen e yllit brazilian.

Klubi nga Camp Nou ka ofruar 56 milionë euro për shërbimet e Willianit, përcjell “lajmi.net”.

Willian ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe dëshiron që karrierën e tij ta vazhdojë te Barcelona. /Lajmi.net/