Oferta e Real Madridit për Icardit, e pamjaftueshme për Interin

Mauro Icardi sërish ka zgjuar interesim nga Real Madrid.

Sport

20/07/2018 11:49

Jo vetëm Hazard, Mbappe, Neymar e Kane pasi edhe Mauro Icardi është një objektiv për sulmin e Realit të Madridit.

Lajmi raportohet nga gazeta prestigjoze Marca që qëndron shumë pranë klubit merengues.

Por Florentino Perez është kujtuar me vonesë pasi tashmë ajo klauzolë prej 110 milionë eurosh siç shkruan Marca ka skaduar dhe për t’i shkëputur kapitenin Interit, Reali duhet të paguajë shumë më tepër se 110 milionë euro.

Sipas Marcas Reali mund të gjejë te Icardi njeriun gol që mund të zëvendësojë mësëmiri Ronaldon por edhe Benzemanë i cili gjithashtu mund të largohet gjatë kësaj vere, transmeton “SS”.

Megjithatë klubi zikaltër nuk ka asnjë motiv për ta shituar kapitenin dhe duke parë edhe dëshirën e sulmuesit argjentinas për të qëndruar te Interi që pritet t’i rinovojë kontratën, bomberi nga Rosario do të mbetet thjeshtë një objektiv i paarritshëm për Los Blancos.