Oferta e parë e Lakers për Davis: Pesë lojtarë të përfshirë

Los Angeles Lakers kanë përgatitur ofertën e parë për New Orleans Pelicans, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e Anthony Davis.

Sport

31/01/2019 22:00

AD ka bërë kërkesën tek skuadra e tij që të transferohet në ndonjë skuadër tjetër, dhe skuadra më e interesuar për të janë Lakers-at.

Është raportuar se drejtuesit e dy skuadrave kanë kontaktuar me telefon për Davis, duke lënë gjithçka të hapur.

Së fundmi raportohet se Magic Johnson dhe Lakers kanë ofruar Lonzo Ball, Brandon Ingram, Kyle Kuzma, Ivica Zubac dhe zgjedhjen e parë të vitit tjetër, për Anthony Davis, transmeton lajmi.net.

Kjo ofertë është joshëse për Pelicans të cilët po mendojnë “rindërtimin” e skuadrës pas largimit të Davis.

Edhe Lakers në anën tjetër po humbin një set lojtarësh të rinj, mirëpo kur bëhet fjalë për Davis, duket se projekti mbështetet edhe nga LeBron James. /Lajmi.net/