Oferta e Juventusit për Mustafin

Juventus kërkon transferimin e qendërmbrojtësit të Sampdorias, Shkodran Mustafi. Bianconerët kanë ofruar 6 milionë euro për blerjen e futbollistit shqiptar gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

27/06/2014 11:55

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Sampdorias, Shkodran Mustafi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kampioni i Italisë spekulohet se ëhstë një prej klubeve që është vënë në kërkim të futbollistit shqiptar, i cili shkëlqeu për Sampdorian në edicionin e kaluar dhe në fund mori një ftesë nga selektori i Gjermanisë, Joachim Low për Kampionatin botëror ku ka bërë dy paraqitje në kuadër të Grupit G.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Juventus ka paraqitur ofertë për 6 milionë euro për transferimin e Mustafit, dhe palët janë në fazë të avancuar të bisedimeve.

Më herët gjatë javës qarkulluan njoftime se Mustafi kërkohet edhe nga Milan.