Oferta e Chelseat për transferimin e Ruganit nga Juventus

Maurizio Sarri ka bërë gati ofertë me vlerë prej 45 milionë euro për blerjen e Daniele Ruganit nga Juventus.

Sport

19/07/2018 10:52

Daniele Rugani është pranë largimit nga Juventus.

Mediat italiane raportojnë se qendërmbrojtësi është pranë transferimit në Chelsea.

Menaxheri Maurizio Sarri ka bërë gati ofertë me vlerë prej 45 milionë euro për blerjen e ish mbrojtësit të tij nga Empoli, përcjell “lajmi.net”.

Juventus po ashtu është i interesuar të shesë pas investimit të madh për blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventus.

Së bashku me Ruganin në Chelsea pritet të transferohet edhe sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain. /Lajmi.net/