Ofensiva ukrainase kundër kryengritësve në Donjeck

Forcat e sigurisë së Ukrainës e kanë filluar një ofensivë kundër separatistëve pro-rusë në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës.

Bota

27/07/2014 13:03

Si transmeton REL, mbrëmë janë dëgjuar predha dhe eksplodime rreth këtij qyteti, i cili është nën kontrollin e kryengritësve.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Lysenko tha se ushtarët ukrainas ishin afër qytetit Horlivka, në veri të Donjeckut.

Kjo ofensivë po bëhet derisa forcat e qeverisë në Kiev e kanë rimarë kontrollin ndaj disa territoreve, që ishin mbajtur nga kryengritësit prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës.