Ofensiva diplomatike e Vuçiqit, çfarë do të kërkojë më 11 nëntor nga Trump dhe Macron?

Ofensivë diplomatike e presidentit serb po cilësohen një varg takimesh që Vuçiq do t’i zhvillojë që nga shtatori me liderë të fuqishëm botëror.

Lajme

21/08/2018 14:33

Ai më 11 nëntor do të qëndrojë në Paris ku do të festohet fitorja e aleatëve në Luftën e Parë Botërore.

Sipas gazetës serbe Blic, gjatë kësaj vizite Vuçiq do të takohet me presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe atë të Francës, Emmanuel Macron.

Siç raporton kjo gazetë serbe, Vuçiqi do të synojë që ta zbusë qëndrimin e Amerikës dhe të Francës ndaj Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Qëndrimet nga Uashingtoni dhe Parisi megjithatë janë zbutur, dhe është e nevojshme që të arrihet një kompromis”, thotë një burim i Blicit.

Madje këto burime spekulojnë se Merkel gjatë takimit me Putinin i ka thënë se “kufijtë në Ballkan nuk duhet të ndryshojnë”.

Ofensiva diplomatike e Vuçiqit pritet të nisë që nga fundi i shtatorit, pas një vizite që është paralajmëruar edhe në Kosovë.

Madje është raportuar se Vuçiq do të takohet edhe me presidentin rus, Putin dhe liderin e Kinës.

“Në fillim të muajit shtator ai do të flasë me serbët në Kosovë, e pastaj do të udhëtojë në Bruksel për ta vazhduar dialogun me Kosovën. Megjithatë është e qartë se zgjidhja kërkon mbështetje nga shtetet e mëdha”, thonë tutje burimet.

Afat optimal për arritjen e një zgjidhje finale ndërmjet Kosovësd dhe Serbisë, është përmendur pranvera e vitit 2019. /Lajmi.net/